Një letër rikthen dyshimet për vdekjen e Ledi D.

August 31, 2018 10:33

Një letër rikthen dyshimet për vdekjen e Ledi D.

Disa muaj para se të vdiste në një aksident tragjik në Paris, Lady Di besonte se ish bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve, princi Karl po planifikonte një aksident me automjet, i cili do të ishte si pasojë e defektit të frenave dhe do të sillte një dëmtim të rëndë në tru.

Në 31 gusht 1997 pricesha e Uellsit vdiq kur automjeti i saj u përplas pas një kolone në “Tunelin e Shpirtit”. Ishte 36 vjeçe. Partneri i saj Dodi Al-Fayed, drejtuesi i automjetit Henri Pauledhe ata humbën jetën në këtë aksident. I vetmi që mbijetoi ishte truproja, Trevor Rees-Jones. Hetimet përcaktuan se aksidenti ishte shkaktuar kryesisht nga një shpejtësi e madhe si dhe gjendja e dehur e drejtuesit, Henri Paul.

Ish shërbëtori i Lady Di-së, Paul Burrell tha se letra e shkruar me dorë iu dorëzua nga pricesha 10 muaj para vdekjes së saj duke shprehur frikë për sigurinë e vet.

“Kjo fazë e jetës sime është më e rrezikshmja; im shoq po planifikon “një aksident” me makinë, defekt i frenave dhe një dëmtim në kokë me qëllim për të patur rrugë të lirë që të martohet me Tiggy-n (Camila Parker Bowles)” – thotë një ekstrakt i letrës, i cili u publikua në “Daily Mirror”.

Burrell flet për letrën në librin e tij “A Royal Duty”. Në publikim pohon se nëna e Harry-it dhe William-it ia kishte dhënë si një policë sigurimi, nëse do t’i ndodhte diçka.

Ky publikim ka shkaktuar polemika lidhur me vërtetësinë.

Sipas “The Telegraph” letra iu tregua fillimisht shoqes së Dianës, brazilianes Lucía Flecha da Lima, bashkëshorte e ambasadorit të atëhershëm brazilian në Londër, por kjo e fundit u shpreh qartë se ishte e gjitha një trill i Burrellit.

“Nuk e besoj! – pohoi ajo. – Paul Burrell ishte plotësisht i aftë të kopjonte shkrimin e princeshë Dianës. Nuk besoj se kishte frikë për jetën e saj, veçanërisht nga ana e princit Karl, mbretit të ardhshëm të vendit.”

b.m. / dita

August 31, 2018 10:33
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku August 31, 16:09

    Kurvat bejne kurvlleqe dhe pastaj ankohen. Histori e vjeter sa vete Bota.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*