Aksident pas aksidenti: Zbritën nga autobusi për të parë të aksidentuarin, makina i merr përpara

January 6, 2019 18:41

Aksident pas aksidenti: Zbritën nga autobusi për të parë të aksidentuarin, makina i merr përpara

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Raportohet se disa persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur.

Ballkanweb” shkruan se fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi, i cili ishte i ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksident e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6-7 persona, të cilët ishin në këmbë.

Menjëherë pas incidentit të dytë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.

Është raportuar nga vendi i aksidentit se dy persona kanë humbur jetën në vend dhe identiteti i tyre është Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj, 50 vjeç. Mësohet se drejt vendit të aksidentit janë nisur 5 autoambulanca dhe kanë kryer transportin e të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Gjithashtu mësohet se gjendja  shëndetësore e të plagosurve, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Fierit është e komplikuar, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

v.l/ Dita

January 6, 2019 18:41
Komento

2 Komente

  1. **** January 6, 19:09

    rruga e ndricuar me se miri

    Reply to this comment
  2. Samiu January 7, 11:26

    keni shkarre edhe ju te DITEs….ha ha ha … titulli thote dy te vdekur, ndersa teksti thote tre…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim