Aksident i rëndë në Has, humbet jetën një 6-vjeçare

September 7, 2018 17:54

Aksident i rëndë në Has, humbet jetën një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Krumë-Qafë-Prush të Hasit.

Mësohet se dy makina janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e vogëlushes.

Sipas njoftimeve të para nga policia, drejtuesit e mjeteve të tipit Volkswagen Golf, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa shqiptare  kanë inicialet H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Sipas policisë shtetasi H.F po udhëtonte me familjen e tij, ku pas përplasjes ndërroi jetë 6 vjeçarja me inicialet M.F.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor.

o.j/dita

September 7, 2018 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*