Aksident i rëndë në Kukës, kamioni del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët e RENEA-s në kërkim të shoferit

June 29, 2020 19:34

Aksident i rëndë në Kukës, kamioni del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët e RENEA-s në kërkim të shoferit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (29 qershor) në Kukës, ku sipas policisë në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

l.h/ dita

June 29, 2020 19:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim