Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një 24-vjeçar

June 30, 2018 09:21

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një 24-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. Sipas policisë, rreth orës 02:25, në vendin e quajtur “Zhym” shtetasi V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Lushnjë duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe është aksidentuar pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

o.j/dita

June 30, 2018 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim