Vdes në spital një nga motrat e plagosura në aksidentin e Lezhës

January 30, 2018 13:54

Vdes në spital një nga motrat e plagosura në aksidentin e Lezhës

Lajm i përditësuar

Një nga 3 motrat e plagosura në aksidentin që ndodhi në aksin Lezhë-Milot, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Sipas Tv Klan, viktima është me profesion mësuese, ndërsa identiteti i saj nuk dihet ende.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen edhe dy motrat e tjera të viktimës, si dhe dy të plagosurit e tjerë që ndodheshin në automjetin e dytë.

Në njërën prej makinave udhëtonin 3 motrat, prej të cilave dy mësuese dhe njëra bashkëshortja e drejtorit të spitalit të Lezhës.

 

13:37 Aksident i rëndë në Milot, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin Lezhë -Milot.

Pranë kryqëzimit të Patokut janë përplasur dy mjete, njeri prej të cilëve po ecte në sensin e kundërt.

Sipas policisë, 5 persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe tre motra.

Informacion paraprak:

Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afërsi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qenë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilët katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitalin Rajonal të Laçit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

o.j/Dita

January 30, 2018 13:54
Komento

2 Komente

  1. Booooooooooooooooo ! January 30, 14:08

    Cfar po ndodh ne ate vend o njerez !
    Beni kujdes ,ulni kemben nga pedale e gazit ,
    per te rrespektuar jeten ,
    e jo rrasur me shpejtesi drejt vdekjes !
    Perse nuk kufizohet shpejtesia ne ato vende te rrezikeshme ?!
    e tmerreshme …
    ngushellime familjes per kte humbje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*