Aksident i rëndë në prag të ndërrimit të viteve, vdes këmbësori në Milot

December 31, 2017 21:01

Aksident i rëndë në prag të ndërrimit të viteve, vdes këmbësori në Milot

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Rubik, në prag të ndërrimit të viteve.

Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën një këmbësor 50-vjeçar me inicialet V. V.

Policia e Kurbinit raportohet të ketë shoqëruar shoferin, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G. T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V. V., 50 vjeç, banues në Fushë-Diber.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

December 31, 2017 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*