Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 2 vëllezër

June 19, 2016 13:00

Aksident i rëndë në Shkodër, plagosen 2 vëllezër

Dy vëllezër janë plagosur pasi mjeti me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Shtoj i Ri.

Si pasojë u plagos drejtuesi i mjetit Z.O dhe vëllai i tij, i cili ishte pasagjer në makinë Xh. O 16 vjeç.

“Rreth orës 11:40 në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Shtoj i Ri, ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 MK. Menjëherë në vendngjarje kanë mberritur shërbimet e Policisë. Janë transportuar për në spitalin e Shkodrës, drejtuesi i mjetit shtetasi Z. O, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjer vëllai i tij Xh.O, 16 vjeç, banues në fshatin Theth Shkodër i cili ndodhet në gjëndje të rendë për jetën”, sqaron policia.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për të zbardhur shkakun e daljes nga rruga.

June 19, 2016 13:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin