Aksident te ‘Rruga e Elbasanit’, ‘ML’-ja përplas motoçikletën, një i lënduar rëndë

February 10, 2019 21:06

Aksident te ‘Rruga e Elbasanit’, ‘ML’-ja përplas motoçikletën, një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te “Rruga e Elbasanit” në kryeqytet. Ka qenë një automjet tip “Benz ML” që ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Liceut Artistik. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij aksidenti, ku siç duket i plagosuri ndodhet i shtrirë në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë që ka bërë shoqërimin e të lënduarit drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, në pamje duket automjeti tip “Mercedes Benz ML” ka pësuar dëmtime të shumta çka tregon se përplasja me motoçikletën ka qenë e fortë. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

v.l/ Dita

February 10, 2019 21:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*