Aksident i rëndë rrugor, makina merr zetorin përpara

January 26, 2019 22:07

Aksident i rëndë rrugor, makina merr zetorin përpara

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Drizë të Gramshit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Gramshit, një automjet është përplasur me një motoçikletë në lëvizje, por nga fotot duket që kemi të bëjmë me një zetor

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve si edhe pasagjerët.

Në gjendje më të rënduar shëndetësore ndodhet një prej të plagosurve i cili ka marrë fraktura të shumta në trup.

Njoftimi i policisë:

Në  aksin rrugor Cerrik–Gramsh, në fshatin Drizë, Gramsh, një mjet është përplasur  me një motoçiklet.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës,  si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes. D. L

v.l/ Dita

January 26, 2019 22:07
Komento

1 Koment

  1. Tanokaridi January 27, 10:34

    sa shume qe ngjan kjo motociklete (sipas policise) me autokombajnat e grurit!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*