Aksident me 4 të plagosur në Fier, vdes gruaja shtatzënë

August 21, 2018 12:06

Aksident me 4 të plagosur në Fier, vdes gruaja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur si ‘Qafa e Koshovicës’.

Sipas raportimeve të para mësohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Majlinda Troka e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz me targa AA 446 OP, një mjet Audi me targa AA 616 FN, si dhe një tjetër mjet tip Benz.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip Audi ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip Mercedes-Benz, ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë.

Në automjetin tip Audi bëhet e ditur se ishin 4 persona, ndërsa në Benz-in me targa AA 446 OP ka qenë një çift me dy fëmijë, ndërsa në mjetin tjetër tip Benz ka qenë vetëm shoferi.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që policia po ndihmon në lehtësimin e trafikut dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

l.h/ dita

August 21, 2018 12:06
Komento

2 Komente

  1. i papami August 21, 12:25

    pra I bie qe drejtuesi I mjetit Audi, hyri ne parakalim duke pasur nje pasagjere shtatzane brenda. kam pare shume “burra familjare” qe ecin me shpejtesi sketerre duke pas ne makine femijet e tyre. nuk e kuptoj, vetem nese ke ndermend ti vrasesh ata qe ke ne makine. une them qe parakalimi duhet ndaluar me ligj dhe ne rast shkelje te hiqet patenta. po ti shifni mire pjesa me e madhe e aksidenteve vijne nga parakalimet

    Reply to this comment
  2. Agim August 21, 14:02

    Kur do mesojne shqiptaret te ecin sic duhet me makina????
    I njejti avaz cdo vit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*