Aksident me makinë në Tiranë, vdes i moshuari

July 3, 2018 19:35

Aksident me makinë në Tiranë, vdes i moshuari

Një 91-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi është përplasur nga një makinë në Tiranë.

Mësohet se viktima është Dhimitër Theodhosi.

I moshuari ishte duke ecur mesditën e së hënës në bulevardin “Zhan Dark”, ku u përplas nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Vasilino Koli.

Pas aksidentit, i moshuari mësohet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gjatë orëve të natës, 91-vjeçari ka ndërruar jetë.

Burime zyrtare nga policia kanë njoftuar këtë të martë se drejtuesi i mjetit është vënë në pranga nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

s.a/dita

 

July 3, 2018 19:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*