Aksident me tre të plagosur në autostradë

May 17, 2016 16:32

Aksident me tre të plagosur në autostradë

Një aksident me tre të plagosur, ka ndodhur rreth orës 15:30, në autostradën Tiranë- Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit në Maminas, ku një mjet tip Ford me targa AA 775 CT ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar: E.H. 21 vjeç, drejtuesi i mjetit; S.S. 54 vjeç,  dhe një A.S. 16 vjeç, të tre banues në Mamurras.

Personat e dëmtuar janë transpostuar në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve.

May 17, 2016 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*