Aksident në aksin Durrës-Tiranë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

July 23, 2018 09:42

Aksident në aksin Durrës-Tiranë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident është regjistruar sot në aksin Durrës-Tiranë, ku një automjet tip ‘Volkswagen’ ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Rrashbullit.

Mësohet se këmbësori ka qenë shtetasi me inicialet H.J, 88 vjeç.

Sa i takon drejtuesit të mjetit, shtetasi 69-vjeçar me inicialet S.M është shoqëruar në rajon.

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

s.a/dita

July 23, 2018 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*