Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje dy kushërinjtë

August 26, 2018 21:50

Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje dy kushërinjtë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh qytetin e Roskovecit me Beratin, pranë fshatit Arapaj.

Dy persona që ishin duke ecur në këmbë në anë të këtij aksi rrugor, janë përplasur nga një mjet.

Kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, raportohet se kanë gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Pas përplasjes fatale, mjeti i drejtuar nga shtetasi A.Ç ka përfunduar në kanal.

Forca të shumta të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, për të hetuar e zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

s.a/dita

August 26, 2018 21:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*