Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, përplasen automjetet, 3 të plagosur

March 22, 2014 10:24

Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, përplasen automjetet, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të regjistruar në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në afërsi të fshatit Reç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Furgoni me targë LA9424A dhe automjeti tip “Benz” me targë AA441IN, pas përplasjes me tyre janë përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit tre shtetas kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.

Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë dhe shkaku i aksidentit që la të plagosur tre persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

March 22, 2014 10:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*