Aksident në Bulqizë, plagosen 4 maqedonas

August 31, 2018 12:09

Aksident në Bulqizë, plagosen 4 maqedonas

Një aksident rrugor ka më plagosjen e katër personave ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin katër shtetas të Maqedonisë ka dalë nga rruga.

Makina “Citroen” me targa maqedonase SU324SB, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Vajkal siç duket në pamjet e siguruara nga Balkanëeb.

Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të plagosur katër personat që ndodheshin në makinë.

Dy prej të plagosurve, të cilët ndodhen në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

l.h/ dita

August 31, 2018 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*