Aksident në Fushë-Mamurras, plagosen rëndë tre vajza

August 31, 2018 10:53

Aksident në Fushë-Mamurras, plagosen rëndë tre vajza

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të premte në Fushë-Mamurras.

Mësohet se një mjet tip “Reno Clio” me targa AA 970 ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Makina drejtohej nga Blerta Sadria 25-vjeç, që po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tentoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Tre të plagosurat janë transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa njëra, drejtuesja e makinës Blerta Sadria ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa paraprakisht është pikërisht shpejtësia shkak për aksidentin.

l.h/ dita

August 31, 2018 10:53
Komento

1 Koment

  1. tosi sales August 31, 11:40

    fluturojne me pras ne bythe , shkruajne mesazhe duke ecur dhe me cel ne vesh futet ne kthese dhe i mer jeten tjetrit, i blejne patentat dhe pastaj fluturojne,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*