Aksident në Greqi, vdes tragjikisht çifti shqiptar, shpëton vajza

January 6, 2018 16:26

Aksident në Greqi, vdes tragjikisht çifti shqiptar, shpëton vajza

Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, në kilometrin e katërt të rrugës rurale Chorterou- Assumption në Serres. Siç raportojnë mediat helenë, viktima janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe.

Ndërkohë mësohet se në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.

 

January 6, 2018 16:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*