Aksident në Kavajë, 1 person vdes. 2 të plagosura në gjendje kome

Redaksia Online July 13, 2013 17:19

Aksident në Kavajë, 1 person vdes. 2 të plagosura në gjendje kome

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit të Kavajës. Policia bën të ditur se një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje te kryqëzimi i Borozenit ne Kavajë.

Si pasojë e përplasjes nje grua rreth 50 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme. Paraprakisht policia bën të ditur se 4 persona janë plagosur.

Policia saktësoi se në aksident janë përfshirë 3 automjete, por më të dëmtuarat janë një furgon pasagjerësh me targa Tirane dhe një automjet me targa të Durrësit.

Ndersa trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e spitalit te Durresit, po punohet dhe per identifikimin e saj.

Redaksia Online July 13, 2013 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*