Aksident në Lezhë-Laç, vdes fëmija 10-vjeçar, plagosen gjithë familja

Redaksia Online March 31, 2013 13:17

Aksident në Lezhë-Laç, vdes fëmija 10-vjeçar, plagosen gjithë familja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa katër familjarë të tij janë plagosur si pasojë e përplasjes së mjetit me të cilin udhëtonin me një fuoristradë.

Sipas informacioneve, mjeti tip Ford, me të cilin udhëtonte familja Lula është përplasur me një furoristradë që drejtohej nga Elona Caushaj.

Për pasojë, ka mbetur i vdekur 10-vjeçari Alesio Lula dhe janë plagosur prindërit e tij Viktor dhe Luljeta si dhe vëllai e motra, Kaludio dhe Renato Lula. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak nga automjete të rastit, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online March 31, 2013 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim