Aksident në Pogradec, makina përplas 18-vjeçaren teksa po kalonte rrugën

February 10, 2020 19:20

Aksident në Pogradec, makina përplas 18-vjeçaren teksa po kalonte rrugën

Një automjet ka përplasur një këmbësore në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Buçimas, në Pogradec.

Mësohet se këmbësorja është një vajzë, rreth 18 vjeç.

Vajza ka qenë me prindërit teksa po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur e ka përplasur mjeti.

Ndërkohë 18-vjeçarja po transportohet drejt spitalit me urgjencë.

Ajo ka marrë dëmtime, megjithatë sipas informacioneve paraprake është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po bën zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

j.l./ dita

February 10, 2020 19:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim