Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, tre të plagosur      

December 6, 2018 21:20

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, tre të plagosur      

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël ku mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan”informon policia.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

v.l/ Dita

December 6, 2018 21:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*