Aksident rrugor, vdes shqiptari në Itali

March 31, 2018 18:35

Aksident rrugor, vdes shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar 48-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Viktima ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas nga një makinë tip “Opel” që drejtohej nga një 55-vjeçar. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Firenze, ndërsa sot u raportua nga mediet italiane.

48-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar ende, u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por, pavarësisht kujdesit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetonte.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, makina tip “Opel” ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt në momentin e përplasjes me motorin.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërkohë hetimet vazhdojnë ende për zbardhjen e plotë të aksidentit.

s.a/dita

March 31, 2018 18:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*