Aksident tragjik në SHBA, humb jetën çifti nga Pogradeci

July 11, 2019 12:08

Aksident tragjik në SHBA, humb jetën çifti nga Pogradeci

Një aksident tragjik është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për pasojë kanë humbur jetën një çift shqiptar.

Viktimat janë 68-vjeçari, Muhamet Oparaku dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe nga Pogradeci.

Bashkëshortët javën e kaluar ishin duke udhëtuar me makinën e tyre “Toyota Corolla” në Harrison Avenue, kur u përplasën nga një makinë e drejtuar nga 29-vjeçari amerikan Donald Kumar Davis.

Ai  u arrestua nga policia pak pas ngjarjes.

Mësohet se Muhamet Oparaku ka qenë shef policie në Pogradec, ndërsa rreth dhjetë vite më parë emigroi në SHBA, bashkë me të shoqen.

Aktualisht komuniteti në zonën ku jetonte çifti Oparaku, ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh për të mbuluar shpenzimet e funeralit, në mënyrë që trupat e pajetë të kthehen në Shqipëri.

j.l./ dita

July 11, 2019 12:08
Komento

2 Komente

  1. mirel July 11, 13:50

    Ngushellime familjareve per humbjen
    Po kete pse na e keni nxjerre foto? Per te ngjallur reaksion te lexuesit.
    Ja te numerojme secondat ..nuk do vonojne

    Reply to this comment
  2. Babale July 11, 22:46

    Jo me kot thone, e drejta vonon por nuk harron!
    Dikur ne vitet 80 zoteria ne fjale me detyre shef krimesh , kreu nje krim. Aksidentoi per vdekje me makine nje fshatar ne zonen qe mbulonte, E fshehu krimin dhe kurre u fole per ter ne organet ligjzbatuese te kohes, pavaresisht se publikisht ngjarja morri dhene !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*