Makina përplas nënën me dy fëmijë dhe një çiklist, 2 të vdekur

August 8, 2018 10:03

Makina përplas nënën me dy fëmijë dhe një çiklist, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.

Policia bën me dije se një makinë e drejtuar nga një grua me iniciale R.K., humbi kontrollin dhe përplasi 4 persona, një biçikletë dhe nënën me dy vajzat.

Për pasojë, ka humbur jetën 29-vjeçari me biçikletë me iniciale R.I. dhe vajza e mitur 7-vjeçare. Ndërsa vajza tjetër 6 vjeç dhe nëna e saj V.N. 29 vjeç ndodhen në spital, ku në gjendje më të rëndë paraqitet e mitura.

Policia e Tiranës sqaron se makina me targa AA 071 UA humbi kontrollin dhe përplasi fillimisht 29-vjeçarin me biçikletë. Më pas mjeti goditi bordurën dhe tre këmbësorët, nënën me dy vajzat e mitura.

Aksidenti i rëndë ndodhi tek shinat e trenit rreth orës 08:40, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Drejtuesja e mjetit po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

o.j/dita

 

August 8, 2018 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*