Aksidentet, humbin jetën 11-vjeçarja në Elbasan dhe polici në Lezhë

August 13, 2017 09:08

Aksidentet, humbin jetën 11-vjeçarja në Elbasan dhe polici në Lezhë

 

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan dhe Lezhë ku kanë humbur jetën një vajzë 11-vjeçare dhe një efektiv policie.

Sipas të dhënave zyrtare në aksin rrugor Cërrik-Papër, në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip “Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.SH., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht:

A.SH., 54 vjeçe, banuese në Korçë dhe K.SH., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Në Lezhë në orën 05:08, është marrë njoftim se në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Shërbimet policore kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm.

August 13, 2017 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*