90 aksidente, 25 punëtorë kanë humbur jetën në vetëm 6 muaj

August 19, 2019 14:31

90 aksidente, 25 punëtorë kanë humbur jetën në vetëm 6 muaj

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur ka ardhur më në fund një reagim nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Si përherë me gjuhën e gjobave.

Më një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba.

“Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba. Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë” – tha sot për media një përfaqësues i ISHP.

Gjithsesi gjobat nuk paskan funksionuar, as i kanë ndaluar vdekjet.

Sepse sipas vetë shifrave të ISHP vetëm “në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën”.

 

j.l./ dita

August 19, 2019 14:31
Komento

7 Komente

  1. shpati August 19, 15:17

    Po nuk kane faj kompanite shqiptare sepse nuk ka shtet dhe gjykata. Te bej vaki ti vdesi ndonje punetor ndonje kompanie jashte shteti, po shkon drejt falimentit nga gjobat dhe demshperblimet qe duhet te paguaj. Po ketu ne Shqiperi I trajtojne punetoret si skllever, keto inspektoriatet kot sa jane, vetem per korrupsion shkojne te firmat gjasme per kontroll dhe marrin pjesen e vet. Se pune e madhe qe punojne njerez nen 16 vjec, nuk paguhen ditet e festave kombetare dhe ditet e shtuna e te dila me 1.7 here se dita normale e punes, se a jane te siguruar te gjithe punonjesit sipas pages qe marrin dhe jo sipas pages minimale. me nje fjale Afrike hesapi.

    Reply to this comment
  2. AVR August 19, 15:49

    Së pari më vjen keq për viktimat dhe shpreh ngushëllimet e mia.
    O njerëz kuptojeni ju lutem! Siguria në punë, në rradhë të parë ështe çështje Edukimi dhe kulture, më pas çështje përgjegjësish.
    Duhet ta dini se përgjegjësia është sa individuale aq dhe institucionale.
    Sa kohë një edukim (trainim) për sigurimin në punë do te mungojë, të jeni të bindur se ngjarje të tilla do të përsëriten.

    Reply to this comment
    • mirel August 19, 21:35

      Edukimi vjen nga pergjegjesia. E para bie mbi shtetin qe nuk ka rregulla te percaktuara te sigurise ne pune, dhe e dyta bie prape ne shtetin qe nuk ka denim me burg per shkelesit e sigurise.
      Dhe, si thote komentuesi me siper, te falimenton kompania nese ke aksident.
      Po 25 te vdekur, kjo eshte vrasje ne mase. Shteti te mbledhe kuponin tatimor te hallexhiut, pa hallexhiu punetor ate pune ka, dhe do vdesi ndonjehere. .

      Reply to this comment
  3. Taraboshi August 19, 17:30

    Se pari ngushllime familjeve te viktimave.Per komentuesit dhe shkruesit e komenteve. qe per cdo gje e mbajne frymen vetemtekshteti.Po shteti ka hisen e vet.Po kryesor
    ne sigurimin e jetes se vet ne pune e ka vete personi.Si u hypeka ne 40.50 apo 60m lartesi dhe nuk shikon veten.A jame i siguruat.se mos bie nga kjo lartesi.A levizin skelat e probleme te tjera qe jane te parashikuara ne rregulloret e sigurimit teknik.

    Reply to this comment
    • **** August 19, 21:36

      Ik mor debil, sikur u hodhen vete viktimat.
      Cfare plerash jane ca njerez..te rente ne koke me mire

      Reply to this comment
  4. Alba August 19, 18:43

    Duhet ngritur agjencia e sigurimit teknik me inspectors ne raport 1 inspector per 1000 punetore .keta duhet te diplomohen nga nje shkolle e vecante per shendetin dhe sigurine.duhet t’u jepen makina qe te jene ne gjendje te kontrollojne kantieret .punedhenesit duhet te detyrohen te bejne kurse trajnimi per sigurine me pune .duhen detyruar te paguajne siguracione shtese per copensimet per shkak te plagosjes ne pune .nese keta nuk paguajne pergjegjesia I bie klientit qe I pajton keto firma .klienti nuk duhet te pranoje dhe te lejoje ne pronen e tij kompani te pasiguruara.gjoba kontrolle te befasishme si edhe pezullim te punimeve.gjobat duhet te jene publike ne menyre qe njerezit te dine nese keto firma jane te sigurta apo jo .

    Reply to this comment
    • Kuq e Zi August 19, 21:43

      Nuk diplomohet punetori se late nam.
      Agjenci a si te duash ti, shteti ka institucionin e vet per kete pune. Ka apo nuk ka?
      Agjensia eshte institucion i shtetit qe merret me sigurine ne pune . duhet te kete manual sigurie per cdo sektor te punes. Per cdo profil pune qe aq me teper ekspozojne punetoret ndaj rrezikut per jeten. Secila ka specifiken e saj. Keshtu i takon kompanise punesuese te trainoje punetoret dhe te siguroje certifikate trainimi, perndryshe gjobitet kompania dhe nderpritet puna.

      Kompanise i duhet te siguroje dhe kushtet e duhura te sigurise, jo minimale, por te nevojshme.
      Kompanise i takon te kontrolloje vendin dhe metet e punes se punetoreve, te pezulloje pumem nese ka shkelje dhe difekte.
      Ky eshte minimumi. Shteti duhet ta kontrolloje vaxhdimisht. Dhe te marri masat e duhura.
      25 punetore te vdekur flet per falimentim total te shtetit. Inekzistent.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*