Aksidentet rrugore, çdo ditë një i vdekur

Redaksia Online August 9, 2013 09:33

Aksidentet rrugore, çdo ditë një i vdekur

Aksidentet rrugore i marrin jetën të paktën një personi në ditë në Shqipëri. Papërgjegjshmëria, tejkalimi i normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur nga drejtuesit e automjeteve janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta që  ndodhin përditë. Në një prononcim për GSH, eksperti rrugor Berti Koxhaj, thotë se vetëm gjatë këtij viti janë shënuar rreth 1500 aksidente me pasojë afro 200 viktima dhe rreth 175 të plagosur. Koxhaj thotë se pasojat e aksidenteve në raport me vendet e BE-së janë shumë herë më fatale.
“Nëse bëjmë një përqasje me pasojat e aksidenteve, tek ne në raport me vendet e Bashkimit Europian pasojat janë shumë herë më fatale sesa aksidentet që ndodhin në botë. Për arsye se shikojnë një mënyrë më agresive të ngari të mjetit nga ana e shoferëve shqiptarë, ku ndikon përdorimi i alkoolit, mospërdorimi i rripit të sigurimit, i cili minimizon pasojat e aksidenteve me makinë”, thotë ai.

Redaksia Online August 9, 2013 09:33
Komento

1 Koment

  1. teuta August 9, 11:47

    Keto qe eksperti quan shkaqe, jane ne te shumten e rasteve pasoja, te mos pergjegjesise te detyres nga policia,apo nga mirembajtesit e rrugeve.A mundet ky ekspert te na tregoje qofte edhe nje autostrade te vetme .me sinjalistike te rregullt apo nje rruge pa gropa.Pak rate jane qe drejtuesi i automjetit brenda rregullave, eshte detyruar instiktivisht ti shmanget gropes dhe ka sjell pasoja ,ndersa eksperti deklaron per shkake te shpejtesise…..
    DERI KUR DO TE VAZHDOJME QE MOS ZBATUESIT E DETYRAVE TE GJYKOJNE PER VIKTIMAT E TYRE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*