Aksidenti i deputetit Rakipi, reagon policia: Bëmë të gjitha ekzaminimet kriminalistike

August 12, 2017 13:53

Aksidenti i deputetit Rakipi, reagon policia: Bëmë të gjitha ekzaminimet kriminalistike

Pas deklaratës së Partisë Demokratike që akuzonte se deputeti Aqif Rakipi ka prishur provat duke u larguar nga vendi i aksidentit, ka reaguar Policia e Shtetit.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, Policia e Shtetit deklaron se sapo u mor njoftimi për aksidentin, u sigurua vendi i ngjarjes dhe nisën veprimet proceduariale së bashku me deputetin e PDIU që drejtonte makinën e përfshirë në aksident.

“Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i  alkoolit dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes. Automjeti i përfshirë në ngjarje ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë se është e do të vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”, thuhet një njoftimin e Policisë së Shtetit.

Më herët, PD ngriti dyshime se ngjarja po tentohej të manipulohej dhe bëri thirrje për hetim transparentë. Deputeti i PDIU Aqif Rakipi ishte duke udhëtuar me makinë reth orës 04:51 nga Durrësi në Tiranë dhe në zonën e Vorës përplasi një kalimtar që tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës.

August 12, 2017 13:53
Komento

3 Komente

  1. ULLI MAGNA August 13, 09:55

    PO ATO EKZAMINIME DHE TESTIME QE DUHET DOMOSDOSHMERISHT T’I BENI PERPARA HAPJES DHE ME PAS GJATE FUNKSIONIMIT TE
    – CDO SEGMENTI RRUGOR,
    – CDO QENDRE BANIMI,
    – CDO QENDRE TREGTARE,
    – TE CDO QENDRE INDUSTRIALE …,

    PERSE TE GJITHA KETO I BENI ME SE MIRI VETEM PER ‘200 PETRITAT’ E BULEVARDIT ?! ?! ?! …

    Reply to this comment
  2. ULLI MAGNA August 13, 09:58

    PO ATO EKZAMINIME DHE TESTIME QE DUHET DOMOSDOSHMERISHT T’I BENI PERPARA HAPJES DHE ME PAS GJATE FUNKSIONIMIT TE
    – CDO SEGMENTI RRUGOR,
    – CDO QENDRE BANIMI,
    – CDO QENDRE TREGTARE,
    – TE CDO QENDRE INDUSTRIALE …,

    PERSE TE GJITHA KETO I BENI ME SE MIRI VETEM PER ‘200 PETRITAT’ E BULEVARDIT ?! ?! ?! …

    CILAT STRUKTURA DUHET TE PERGJIGJEN PER KETO MANGESI DHE NEGLIZHENCA DERI KRIMINALE, E QE PO MARRIN CDO DITE JETE NJEREZISH E SHKATERROJNE SI PA TE KEQ CDO PASURI … ?! ?! ?!

    KU ESHTE ‘LALI ERI’ QE PIKERISHT KETO DY DITE NUK PO ‘ZE’ ME 4 HERE DITA TELEVIZORIN ?! …

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA August 13, 10:30

      POLICIA E SHTETIT, VECANERISHT AJO RRUGORE, ESHTE E LUTUR TE PUBLIKOJE NJE RAPORT ZYRTAR TE DETAJUAR NE LIDHJE ME NUMRIN DHE TIPOLOGJINE E AKSIDENTEVE QE KANE NDODHUR QE NGA 1 JANARI 2017 E DERI ME SOT, VETEM NE KETE SEGMENT RRUGOR TE AUTOSTRADES, PRA AJO PERBALLE TREGUT USHQIMOR TE KRYEQYTETIT DHE TE NA THOTE SHKAQET… !!!!! …

      PO KESHTU, KUADRI I PLOTE I NUMRIT DHE TIPOLOGJISE SE AKSIDENTEVE NE KETE SEGMENT RRUGOR, QE KUR KANE FILLUAR PUNIMET DHE KA FILLUAR TE FUNKSIONOJE TREGU USHQIMOR, DO TE NDIHMONTE PER ZGJIDHJEN SA ME TE SHPEJTE TE PROBLEMEVE DHE SHPETIMIN E JETEVE TE NJEREZVE DHE PASURIVE TE TYRE …!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*