DETAJET: Aksidentohet eskorta e Ramës, 3 gardistë të plagosur

November 27, 2017 15:26

DETAJET: Aksidentohet eskorta e Ramës, 3 gardistë të plagosur

 

Policia e Korçës zyrtarisht ka deklaruar se në aksident në aksin Maliq-Korçë janë përshirë katër automjete, dy prej të cilave janë të eskortës së Kryeministrit Edi Rama.

Sipas policisë, shkak i aksidentit janë bërë një makinë “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një fuoristradë “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës; Ervin Musai, Shkëlqim Pojana dhe K.Ll., të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip Volskwagen që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip ‘Range Rover’ që udhëtonte para tij, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip Mitsubishi që ishte pjesë e eskortës.

Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

November 27, 2017 15:26
Komento

3 Komente

  1. lora November 27, 15:24

    Po K.Ll. kush ishte?!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku November 27, 18:22

    Po Naltgjatesia e tij eshte mire mor aman se na ngrite zemren.

    Reply to this comment
  3. Daku November 27, 18:57

    K. Ll eshte Kol Lleshi. Ahahahahahahaha… Teper sekret!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*