Aksidenti i nënës, flet për herë të parë autori i tragjedisë

July 14, 2016 15:23

Aksidenti i nënës, flet për herë të parë autori i tragjedisë

“Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Andrea Memollari, i riu 20-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje një ditë më parë Dhurata Priftin, nënën e dy fëmijëve të cilët ajo u përpoq t’i shpëtonte nga makina, por humbi jetën për vete.

Pasi e godita në fillim më zuri paniku, pastaj nuk e di cfarë bëra. Nuk mendoja se do i kaloja përsipër”, mësohet të ketë deklaruar Memollari në polici pas arrestimit disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas ekspertizës paraprake auto –teknike të kryer në vendngjarje rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, çka ka qenë fatale për jetën e 45 – vjeçares.

Nga ana tjetër, ekspertët sqarojnë se Dhurata Prifti nuk ka qenë duke kaluar te vizat e bardha. Por përgjegjësia, sipas tyre, i takon 20 – vjeçarit për mosdhënie prioriteti këmbësorit.

Sipas ekspertizës mjeko – ligjore rezulton se Dhurata Prifti ka marrë plagë të tilla që kanë shkaktuar shokun e rëndë traumatiko – hemoragjik. Sipas mjekëve, tek viktima janë konstatuar dëmtime të rënda të indit trunor, dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në gjymtyrët e sipërme.

Andrea Memollari akuzohet nga Prokuroria për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar vdekjen e një personi”, e cila dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Andrea Memollari ka shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj./DITA

July 14, 2016 15:23
Komento

7 Komente

  1. lejlek July 14, 15:41

    Ngushellimet me te sinqerta te gjitheve qe ju dhimbset ne shpirt!
    Mendoj se te gjitha nenat jane heroina,por xhesti i kesaj nene eshte sublime ndaj dhe instancat shteterore dhe e gjithe shoqeria te kerkojme qe kjo nene te perjetesohet si nene heroine,dhe nje rruge a nje bust ti kushtohet.
    Mos harroni ajo ish nje sportiste ndaj dhe i shpetoi vogelushet e saj .U prehte ne paqe shpirti i saj i pa vdekshem!

    Reply to this comment
  2. A July 14, 19:01

    Ngushellime te sinqerta familjes se DHURATA PRIFTIT, marrim pjese ne hidherimin e juaj sinqerisht.
    Kjo ndodhe se kemi 25-se vjet politika shqiptare ushqen individ dhe familje te papergjegjeshme, te cilave u ka marre koka ere dhe nuk po durohen “pordhet” e disave prej ketyre larove qe deri “dje” pa breke ne bithe, “sot” pse kane bere disa pare qe ne shumicen e rasteve te pa merituara dhe me pisllik te bejne karshillik. Ketu ne rradhe te pare kemi politikanet mafioz me familjet e tyre perverse dhe klanet e tyre kriminale e te korruptuara. Ketu i bashkangjiten edhe mender edhe disa menderthencit biznesmen injorant. Keto jane dy katogorite me injorante qe e heqin vehten pragmatik te “shkathet” dhe te “zgjuar” qe ne vetvehte nuk jane tjeter vec disa vemje te perdala me ftyre njeriu. Keto jane disa ndyresira qe nuk e meritojne te jene ne shoqerine shqiptare.
    Na del nje fare ANDREA MEMOLLARI, 20-te vjec, qe i ka marre truri ere dhe firi fiu dhe ben vazhdimisht shkelje shoqerore dhe ne qarkullimin rrugor, deri sa arrine te beje aksident te rende duke vdekur nje grua e nderuar dhe e respektuar duke mbrojtur femijet e saj nga aksidenti automobilistik nga ky fare bandilli, psikopati.
    Ketu duhet denuar edhe familja e tij qe nuk reflekton nga ngjarje te tilla qe i ben femija, djali i tyre i papergjegjshem dhe i pandergjegjshem. Te na tregohen nga media kush jane prinderit e tij. A po edhe keto jane te tipit “pordhac” te brekeve te grisura.
    Ku eshte shteti, qeveria, ministria e rendit, policia e shtetit, policia bashkiake qe lejon te livalidhisin neper qytete me makina te tilla lukesoze pa bere nje dite pune.
    Ku eshte policia qe eshte bere e merziteshme me ato blloqe gjobash neper duar qe i vendos vend dhe pa vend dhe kur duhet nuk ndodhet.
    Prandaj i them barbonit EDI RAMA, ke patur shume fjale dhe premtime gjate fushatave zgjedhore se do te bej shtet me ligje dhe rregulla te sakta dhe te drejta. Por deri tani je duke u marre me ata qe shesin fara kungulli ne rruge.
    EDO debili dhe barboni je njelloj si VIKTOR PONTA i Romanise qe fjalet, premtimit i keni patur njelloj dhe kur erdhet ne POZITE nga pergjerimet e juaja dhe gjunjezimet perpara zgjedhesve na tregoni kodra pas bregut.
    Edhe ky rast i ketij aksidenti eshte se kete vend, kete shtet dhe kete popull e ka marre ferra uraten. Tung.

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 14, 19:18

    Ngushellime familjareve.
    Te shtypesh me pasoje vdekje nje njeri dhe te denohesh 2-10 vjet me burg, kur ky i droguar ka per t’ja hedhur me 2 vite e me vone me pune korrektuese, pra s’ka per te bere burg si heren e pare.
    Familjaret e se ndjeres duhet te hakmerren te bejne vetegjyqesi ndaj Andreas Droges dhe fisit te tij qe te kuptojne se cfare eshte vdekja.

    Reply to this comment
  4. Genti July 14, 19:24

    Ngushellimet e mia per ate nene heroine ,,,,,,,Pashe videon , vertete video makaberr, nuk tentoje fare te ule shpejtesine, aty u kuptua qe ishte tape fare, nuk e di cdo te beje drejtesia por ai meriton te njejtin fat,

    Reply to this comment
  5. Dule biondi July 14, 23:17

    Kete funderrine ta lidhesh bashke me gjyqtarin dhe ti shtypesh njeheresh me makine, ne te njejten menyre se si ky gjiriz mori nje jete njeriu e la dy femije pa nene.

    Reply to this comment
  6. Sokoli July 15, 07:57

    Popull Beni Kujdes !!!!!!!!!!!!!

    Hapuni Rrugen Fshatareve te Skraparit se ndryshe

    te Shtypin, te vrasin, te vjedhin, njelloj si Meta

    me Moniken.,.

    Memollarin nga burgu e nxori urdheri i Likes.

    Reply to this comment
  7. Simon July 15, 09:00

    Hapuni Rrugen Fshatareve te Skraparit se te vrasin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*