Aksidenti i rëndë në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën

June 6, 2019 22:17

Aksidenti i rëndë në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me motor të ndodhur në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Arezos, ku shqiptari i identifikuar si Shpëtim Halili, 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha, që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

Në dëshminë e saj gruaja që drejtonte një automjet tip “Fiat” ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës. Ndërkohë dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. 35-vjeçari ishte babai i një fëmije 1 vite e gjysmë.

Viktima, Shpëtim Halili

e.t./dita

June 6, 2019 22:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim