Aksidenti me 17 të vdekur në Bullgari, dorëhiqen 3 ministra

September 1, 2018 15:12

Aksidenti me 17 të vdekur në Bullgari, dorëhiqen 3 ministra

Aksidenti tragjik i 1 jave më parë, që shkaktoi 17 të vdekur në Bullgari u kushtoi postin 3 ministrave. Ministri i Brendshëm, Valentin Radev, Ministri i Transporteve, Ivajlo Moskovski dhe ai i Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov dhanë dorëheqjen me kërkesë të Kryeministrit Boiko Borisov.

Viktimat e aksidentit ishin turistë bullgarë që kishin vizituar një manastir në një rajon malor në veri të Sofjes.

Grupi i ekspertëve doli në përfundimin se rruga ku u shkaktua aksidenti ishte në gjendje të keqe, pavarësisht disa fondeve europiane për riparimin e saj. Mediat vendase raportuan se autobusi ishte i vjetër dhe nuk kishte kaluar dy kontrollet e fundit teknike të Ministrisë së Transportit.

“Ne nuk mundëm të parandalonim këtë tragjedi”, tha Ministri i Brendshëm, Valentin Radev gjatë dorëheqjes.

Ngjarja e rëndë u shoqërua me akuza për korrupsion dhe mosfunksionim të shtetit nga ana e opozitës bullgare. 21 persona janë ende në spital duke marrë mjekime, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

September 1, 2018 15:12
Komento

3 Komente

  1. sapa September 1, 17:01

    Edhe ne shqiperi dorehiqen ministrat!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi September 1, 17:55

    Ketu te ne dorehiqen, por nuk heqin dore……

    Reply to this comment
  3. artdashesi September 2, 09:23

    Po qe se ne Shqiperi per cdo aksident te ndodhur per shkak te rruges do te dorehiqeshin nga tre ministra pas nje viti do te me vinte radha edhe mua qe te behesha minister. Po ta kisha mire me Taulant Ballen, natyrisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*