Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin

August 12, 2018 11:20

Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin

Gjykata e Tiranës lë në burg shoferen Rezina Koleci e cila aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe të riun Ramazan Isha. Gjyqtari Ardian Kaliaj pranoi kërkesën e prokurorit Bajram Breçani këtë të diel.

Sipas burimeve, e akuzuara ka qenë e tronditur dhe ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë.

Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë që i doli para makinës së saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”.

Ndërsa prokuroria e akuzon gruan për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celular, por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

o.j/dita

August 12, 2018 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*