Aksidenti me 224 viktima, ‘Air France’ dhe ‘Lufthansa’ shmangin fluturimet mbi Sinai

October 31, 2015 21:16

Aksidenti me 224 viktima, ‘Air France’ dhe ‘Lufthansa’ shmangin fluturimet mbi Sinai

Dy nga linjat më të mëdha ajrore në Europë kanë vendosur të shmangin fluturimet mbi Gadishullin Sinai të Egjiptit, derisa të qartësohet se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e avionit rus të pasagjerëve, të shtunën në këtë zonë.

‘Lufthansa’ e Gjermanisë dhe ‘Air France’ e Francës kanë vendosur të shmangin fluturimet në zonë për arsye sigurir, kanë thënë përfaqësuesit e tyre.

“Kemi marrë vendim që të shmangim zonën sepse situata dhe arsyet e rrëzimit të avionit rus nuk janë të qarta”, ka thënë një zëdhënëse e ‘Lufthansës’.

Sipas saj, ‘Lufthansa’ ka më pak se dhjetë fluturime në ditë që kalojnë nëpër zonën në fjalë.

“Air France konfirmon se shmang fluturimet mbi zonën e Sinait si masë paraprake”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë franceze. Avioni rus i pasagjerëve u rrëzuar sot me 224 persona në bord. Është konfirmuar tashmë se të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën.

Një grup militant, i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin.
Pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet ruse, të cilat kanë thënë se nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

October 31, 2015 21:16
Komento

3 Komente

  1. shpatar October 31, 23:31

    Keto jane fatkeqsi qe vijne nga politikat luftenxites te me te fortit.Te mburresh sot se je i forte te vrasesh eshte idjotizem.Kur kryen nje akte do presesh dhe kundershtarin te veproje.Ja ku ndodhi humbja e jeteve te pafajshe rus mbas deklaratave mburse te Putinit per operacionet ne Siri.Tani u hap loja dhe tymi i zi ska te pushuar.Ruset moren persiper nje nisem qe skane per ta perfunduar pa pasoja.Rruga me e mire, per keto raste konfiktesh per qejfin e fronit ,eshte dorheqia e jo insistimi.Nuk e leme mikun ne balte deklaroje me mburrje Putini por harron se per karriken vendos populli .Me turp ka per tu mbyllur kjo histori si ne Afganistan kur ushtaret rus pan lemerine.
    Ngushellime per familjet e viktimave.Te ngrihen ne kembe gjithe organizatat nderkombetare e te protestojne per tu dhene stop ketyre luftrave per mustaqet e klikave qe populli si do.Per keto raste miku te shikoje punet e tij.

    Reply to this comment
  2. toni November 1, 04:10

    Rusit ti marrin te keqen. Rusia tjua shtype koken atyre terroristave sic ka bere me tani. po dhe Shba e europa te behen me Rusin dhe ti shkaterrojne nje here e mire ata terroristat e qelbur.

    Reply to this comment
  3. aqo November 1, 06:26

    o shqiptar,nga cili shtet je ti,se nga Shqiperia nuk me duket te jesh…………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*