Aksidenti me 3 të plagosur në Bilisht, policia arreston shoferin e dehur

September 10, 2018 09:33

Aksidenti me 3 të plagosur në Bilisht, policia arreston shoferin e dehur

 

Policia e Devollit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme ku si pasojë 3 të rinj mbetën të plagosur në hyrje të qytetit të Bilisht.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, kjo u vërtetua edhe nga kampionët e gjakut që iu mor pas aksidentit.

Ndërkohë, një prej të plagosurve u dërgua në gjendje të rende drejt Tiranës, pasi ka marrë plagë në kokë.

Të plagosurit janë shtetasit E.D,  22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

a.s/dita

September 10, 2018 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*