Aksidenti me vdekje/ PD thirrje deputetit: Hiq dorë nga mandati e mbaj përgjegjësi

August 20, 2017 11:40

Aksidenti me vdekje/ PD thirrje deputetit: Hiq dorë nga mandati e mbaj përgjegjësi

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të PDIU Aqif Rakipit “hiq dorë nga mandati, shko para drejtësisë”, pasi ai aksidentoi për vdekje qytetarin disa ditë më parë.

“Prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap për çështjen. Aqif Rakipi po shijon favoret e paprekshmërinë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Deklarata e PD:

U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij.

Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg.

Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë qe ia jep lidhja me Edi Ramën.

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes.

Këto jane rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.​

August 20, 2017 11:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*