Aksidenti në Gjirokastër, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

July 25, 2016 09:05

Aksidenti në Gjirokastër, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e  sotme dy drejtuesit e mjeteve të përfshira dje në aksidetin tragjik në rrugën Gjirokastër –Kakavijë, ku humbën jetën një grua dhe dy fëmijë të vegjël.

Në pranga kanë përfunduar  Hasan Dedja 58 vjeç dhe Irfan Hasani, 31 vjeç.

Ditën e djeshme, pranë fshatit Mashkullorë, një furgon pasagjerësh që po kthehej nga Saranda u përplas përballë me një makinë tip Nisan me targa zvicerane, ku udhëtonin shtetas nga Kosova, që po i drejtoheshin jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet.

Si pasojë e aksidetit humbën jetën punonjësja e policisë Albana Hasani dhe foshnja e saj 9 muajshe që ndodheshin në furgonin e pasagjerëve dhe një fëmijë i mitur që udhëtonte në mjetin Nissan me targa zvicerane, që ndërroi jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Në aksident u plagosën dhe  7 persona të tjerë, 3 prej të cilëve u transportuan me helikopterë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se dy mjetet kanë qenë me shpejtësi të lartë.

July 25, 2016 09:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim