Aksidenti në Kavajë, rrëfehet mjeku: Bujana vdiq 20 minuta pasi mbërriti në Spital. Kishte dëmtime në kokë

August 6, 2015 12:38

Aksidenti në Kavajë, rrëfehet mjeku: Bujana vdiq 20 minuta pasi mbërriti në Spital. Kishte dëmtime në kokë

Një nga mjekët e urgjencës së Spitalit të Durrësit, që ka pritur ditën e aksidentit 32-vjeçaren Bujana Bushi, hedh poshtë dyshimet e familjarëve për një vrasje të mundshme të saj.

Doktori, Xhevat Spanishi, tregoi dje se pacientja, e cila fillimisht ishte e paidentifikuar, ka vdekur nga politrauma që shkaktohet në rastet e aksidenteve automobilistike. Ndarja nga jeta e gruas ka ndodhur rreth 20 minuta pas mbërritjes në spital.

Sipas mjekut, ajo ka mbërritur në gjendje tejet të rëndë në spital dhe nuk ka arritur të flasë asnjë fjalë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjeku Spanishi sqaron procedurat mjekësore të ndjekura në rastin e 32-vjeçares Bushi.

“Pacientja ka mbërritur në spital në orën 12:30 të ditës së enjte, data 30 korrik 2015. Vajza në fjalë, që më pas u identifikua me emrin Bujana Bushi, ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në Spitalin e Durrësit dhe është futur direkt për në sallën e operacionit”, tha mjeku.

August 6, 2015 12:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*