Aksidenti në Korçë, babë e bijë u përplasën për vdekje në trotuar

November 8, 2018 18:21

Aksidenti në Korçë, babë e bijë u përplasën për vdekje në trotuar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.

Mësohet se dy viktimat janë goditur prej njërit prej automjeteve të aksidentuar, teksa ecnin në trotuar.

Atë e bijë kanë gjetur vdekjen në një prej rrugëve në afërsi të Unazës së qytetit.

Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeç, u goditën nga automjeti pasi drejtuesi i njërit prej tyre humbi kontrollin e mjetit.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe.

v.l/ Dita

November 8, 2018 18:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*