Aksidenti në Skrapar, arrestohet shoferi i mikrobusit që transportonte nxënës

March 13, 2018 10:16

Aksidenti në Skrapar, arrestohet shoferi i mikrobusit që transportonte nxënës

Një ditë pas aksidentit në fshatin Vërzhezhë të Skraparit, ku autobusi me nxënës doli nga rruga dhe u përmbys duke lënë disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e mjetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Autobusi po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës. Aksidenti ndodhi në fshatin Vërzhezhë.

Mjeti ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që shoferi ka tentuar të frenojë në një kthesë të fortë në një terren shumë të vështirë ka përfunduar në greminë.

Autobusi pas disa rrotullimeve ka përfunduar 20 metra në humnerë, por pavarësisht se aksidenti ishte i rëndë, shoferi nuk ka pësuar dëmtime, madje ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, ambulancën dhe zjarrfikësen, që u kanë ardhur në ndihmë nxënësve duke i dërguar në spital, ndërsa policia mbërriti me vonesë.

Autobusi që u aksidentua ishte shumë i vjetër dhe amortizuar, ndërsa gomat i kishte jashtë standardeve, duke e nxjerrë jashtë rrugës pas frenimit.

Nga 15 nxënësit që ndodheshin në autobus, një është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, 4 ndodhen në spitalin e Skraparit, 5 të tjerë në spitalin e Beratit jashtë rrezikut, ndërsa 5 të tjerët dhe shoferi nuk kanë asnjë lëndim.

Vajza që ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas mjekut ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

o.j/dita

March 13, 2018 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*