Aksidenti tragjik, Braçe: Vrasësi me timon është krim i gjykatësve dhe i politikanëve që po i mbrojnë

July 13, 2016 21:12

Aksidenti tragjik, Braçe: Vrasësi me timon është krim i gjykatësve dhe i politikanëve që po i mbrojnë

 Dënimi me vetëm 40 ditë punë të detyruar nga gjykata i drejtuesit të automjetit që shtypi për vdekje një grua teksa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj, ka ngjallur reagimin edhe të klasës politike.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe e cilësoi ngjarjen e sotme si një “krim të gjykatësve dhe politikanëve”.

 “Vrasësi me timon është krim i gjykatësve dhe politikanëve që po i mbrojnë!

S’kam ndërmend të hesht, as si qytetar dhe as si politikan.

Mos bëni sikur nuk kuptoni. Vrasësi i sotëm me timon i një nëne është një i falur nga gjykata! Unë mund t’i turrem Saimir Tahirit përsëri, meqë ky është trendi në këtë vend, por policia e shtetit e ka bërë detyrën më parë. E ka ndaluar vrasësin, ka refuzuar të korruptohet prej tij, e ka ndaluar dyfish edhe për këtë, ia ka dorëzuar prokurorisë dhe gjykatës dhe gjykata përmes një njohje të vjetër Martin Dedës, ka ndalur drejtësinë duke e falur dhe hedhur në rruge, sërish me timon në dorë vrasësin!

Ndaj nëse keni zë, ulërini për këta gjykatës që vendosin pro vrasësve. Ulërini edhe ndaj politikanëve që po mbrojnë këta gjykatës!

Sot ishte dita kur tamam këta politikanë kërkuan dhe refuzuan në emër të sovranitetit të gjykatësve banal që të vrasin me “drejtësinë” që bëjnë! Politikanët, edhe unë, kanë një mal me të meta, as që diskutohet kjo. Por ky i sotmi është krim i gjykatësve dhe politikanëve që i mbrojnë dhe u shërbejnë!”, shkruan deputeti Braçe në profilin e tij në Facebook.

July 13, 2016 21:12
Komento

5 Komente

  1. Arben July 13, 21:48

    O MILET, NE 21 TE GJITHE PARA PARLAMENTIT.

    OSE TE DALE DREJTESIA, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE.

    Reply to this comment
  2. TLN July 13, 21:52

    O Brace ministri i drejtesise eshte ushtar i Ilir Metes. Eshte ushtar i vrasesit te 21 Janarit. Uleri ti aty ne PS se une nuk zgjidh dot gje edhe po te ulerij.

    Reply to this comment
  3. Arben July 13, 22:06

    NE DATE 21 TE GJITHE PARLAMENTIT,

    OSE TE DALE DREJTESIA, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE BRENDA.

    NDRYSHE TE RRIME URTE, SE MBETEM DUKE BERE GAM GAM NEPER FORUME.

    Reply to this comment
  4. Rigoni July 13, 22:10

    Vrasesi ka mbrojtje politike,ai ka Baba Takun,dajo i babit te vet.
    A e more vesh o Erion Brace?Uroj qe reforma e drejtesise te miratohet sa me shpejt,qe te kursejme edhe jete te tjera nga keta qener me fytyre njeriu.

    Reply to this comment
  5. Kariz Matik July 13, 23:05

    E per cfare i morret ato njemilion votat, o Brace-ziu?

    E pranon vertet qe keni te meta si politikane (pas gjithe atyre skandaleve te turpshme do te ishte sa absurde po aq dhe qesharake ta mohoje), por s’na the, se pse deri me sot nuk keni bere as perpjekjen me te vogel, per te motivuar protesta masive antikorrupsion perpara min. se drejtesise.

    Nqs. ju vertet do ishit pro-reformes e kunder korrupsionit ne administrate, gjyqesor, etj., ju duhet te ishit te paret qe duhet t’i kishit motivuar militantet. T’i kishit organizuar ne protesta ne kohen kur e kishit te sigurte mbeshtetjen e tyre dhe te votebesuesve, se tani aha. Tani eshte teper vone Brace-ziu, se e keni humbur besimin. Ju ka dale karaboja aq keq Brace-ziu, sa keni marre dhe ju tiparet e bathorsave. Lutjuni piktorit tani t’ju fusi sejcilit nga nje penel surratit, se perndryshe s’mund t’i shmangeni dot “bumerangut” te 2017-es. Hajt tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim