Aksidenti tragjik, kryeministri kanadez: Ky është makthi më i keq i çdo prindi

April 8, 2018 18:13

Aksidenti tragjik, kryeministri kanadez: Ky është makthi më i keq i çdo prindi

15 persona u raportuan të vdekur pas përplasjes së një kamioni dhe një autobusi, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit të të rinjve, të premten në Kanada.

Skuadra “Humboldt Broncos” po udhëtonte në autostradën 35 në veri të Tisdale, në provincën Saskatchevan.

Në autobus gjendeshin 28 persona midis moshës 16-21 vjeç. Krahas të vdekurve , 13 personat e tjerë janë dërguar në spital. Ndër personat e shtruar në spital, dy janë në gjendje kritike për jetën.

“Humboldt Broncos”, që luajnë në ligën e të rinjve, po udhëtonin për një ndeshje play-off kundër Nipawin Hawks.

Për t’i ardhur në ndihmë familjeve të viktimave, më shumë se 2.5 milionë dollarë janë mbledhur në një kohë të shkurtër në një faqe të hapur online.

Ndërsa kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha në një deklaratë të premten se ky “është makthi më i keq i çdo prindi”.

s.a/dita

April 8, 2018 18:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank