Aksidenti tragjik në Kavajë, lirohet nga burgu drejtori juridik i ARRSH

June 21, 2016 15:59

Aksidenti tragjik në Kavajë, lirohet nga burgu drejtori juridik i ARRSH

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë e paraburgimit për drejtorin juridik pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dritan Fejzo.

Ndaj tij, Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Fejzo u arrestua pas aksidentit tragjik në Kavajë, ne 7 maj ku humbën jetën dy fëmijë, për shkak se një pjesë e aksit të autostradës ishte lënë e hapur qëllimisht për një pikë karburantit, megjithëse gjykata kishte urdhëruar mbylljen e asaj pjese dy vite më parë.

Fejzo u arrestua më datë 12 maj bashkë me zyrtarin tjetër, Bib Gjomakaj, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë.

Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla, nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë. Nga praktika dokumentare rezulton se hapësira ndërmjet guardarelave është pranë një pike karburanti. Kjo e fundit, gjatë ndërtimit të rrugës në vitin 2011, ka aplikuar disa herë tek Autoriteti Rrugor për t’i krijuar hapësirë që mjetet të hynin e dilnin nga rruga kryesore në pikën e furnizimit të karburantit”, thekson Prokuroria.

“Kjo kërkesë nuk është miratuar dhe administrator i kompanisë që administronte pikën e karburantit ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative, e cila fillimisht kishte vendosur edhe masën e sigurimit të padisë, në bazë të të cilës autoriteti rrygor duhet të lejonte hapësirën e kërkuar nga shoqëria private deri në përfundim të procesit gjyqësor. Më pas, gjykata Administrative e Shkallës së Parë, i ka dhënë të drejtë padisë së pikës së karburantit në përfundim të procesit të gjykimit në themel”, sqaron më tej organi i hetimit.

June 21, 2016 15:59
Komento

2 Komente

  1. TOMORRI June 21, 17:15

    sa te kene liken keta teLSLESHIT keshtu do vdesim ne si popull lsi kancer i kombit shqiptar

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 21, 17:35

    Sikurse pritej, eshte veprim skandaloz! Ja pse, reforma ne drejtesi eshte kaq urgjente. Pratagonistet e sotem te korrupsionit, medeomos te largohen, te vihen para drejtesise, dhe ne rast se rezultojne fajtore, te dergohen menjehere ne biruce, nderkohe qe te vijohet me konfiskimin e pasurise se pajustifikuar me page! Kjo do ishte gjuha e vertete e drejtesise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim