Aksident tragjik në Shkodër, babai humb jetën bashkë me dy fëmijët

February 18, 2018 21:49

Aksident tragjik në Shkodër, babai humb jetën bashkë me dy fëmijët

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji është babai që humbi jetën bashkë më dy fëmijët e tij si pasojë e një aksidenti të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ai drejtonte mjetin tip ‘Alfa Romeo’ dhe udhëtonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët kur u përplas me një mjet tjetër tip ‘Fuoristradë’, ku udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Fillimisht u plagosën të 7 personat që udhëtonin në dy mjetet, por pak minuta më vonë ndërroi jetë Edmond Preka me djalin 8 muajsh e me dëmtime të rënda që nuk mundi të rezistonte ishte vajza tjetër e çiftit Preka, Ajseli e cila ndërroi jetë në spital.

Gruaja e tij Evisi, dhe vajza tjetër Noemi 10 vjeçe ndodhen në spital, kjo e fundit në gjendje të rëndë.

 

l.h/ dita

February 18, 2018 21:49
Komento

2 Komente

  1. Adih February 19, 01:54

    Tmerr. Nuk ke cfare te thuash e ke te ngushellosh..
    Nje gje eshte e vertete dhe shume e veshtire .Kjo eshte per ata, qe jane te detyruar te udhetojne naten ,ku behet nje stres i madh . ,Rruget jane pa sinjalistike ..Nuk jane te nenvizuara me vija te bardha , si ndarjet e dy linjave ,po ashtu ku eshte kufiri ,ku shoferi naten nuk e shikon kufirin e mbarimit ,te rruges ,te krahut te djathte te tij .Keta me keqeardhje iken nga kjo bote ,por pyetja behet ,per politikanet e ministri qe mbulon kete sektor ,pse indiferente ,?Nuk kursehet per keto raste , jane me se te domosdoshme .Te dhjefsha shtetin rrumpalle e te papergjegjshem .Dhe me keqeardhje , jemi i vetmi vend ne europe ,e ne ballkan ,qe skemi as edhe nje sinjalistike . Ky eshte faj ,bile me dashje ,nga ministria qe e mbulon .Gjeni boje te bardhe dhe i lyeni ,o vrases te popullit te pa fajshem ..Zoti marte hak mbi ju ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*