Aksidentohen burrë e grua në autostradë, dëshmitarët: Drejtuesi i mjetit humbi shumë gjak

May 8, 2018 10:26

Aksidentohen burrë e grua në autostradë, dëshmitarët: Drejtuesi i mjetit humbi shumë gjak

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit.

Sipas të dhënave të para dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas me mbikalimin e këmbësorëve, e për pasojë janë plagosur rëndë dy persona burrë e grua.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkaq ambulanca ka dërguar në spital dy të plagosurit.

Mësohet se burri ka pësuar dëmtime më serioze, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi tej normave.

Siç shihet në fotot dhe videon e postuar nga JOQ, makina e tipit Golf ka pësuar dëmtime të rënda.

Një prej dëshmitarëve që ka qenë në vendngjarje shkruan për JOQ: “Aksidenti ndodhi sot në mëngjes. Shoferin e çuan në urgjencë me makinat e rastit. Kishte shumë gjakderdhje.”


l.h/ dita

May 8, 2018 10:26
Komento

1 Koment

  1. kasem gahinji May 8, 11:27

    sot bera rrugen durres rinas e kthim nga kashari.vazvdimisht,sahere qe kam kaluar,naten apo diten,pra edhe sot ne mengjez kam vene re papergjegjshmeri te tejskajeshme,ne zbatimin e rregullave te qarkullimit,vec rruges skandaloze.shpejtesia e lejuar jo me teper se 90kmore,per te dy korsite vajtje dhe dy ardhje.te vjen tjetri me shpejtesi deri 50 cm mbrapa,te hap sinjale dritash,duke ushtruar presion per tejkalim shpejteie,duke te rrezikuar kur je brenda limiteve.kur sheh se nuk i hap rruge te parakalon nga e djathta me 150 km ore,si pa gje te keq.kam nje mendim:-duhet nderhyrje ne kodin rrugor dhe ate penal.tolerance deri plus 5 perqind mbi kufirin maksimal te lejuar.cdo tejkalim mbi 20 perqind te kufirit maksimal te konsderhe vrasje e mbetur ne tentative,kur nuk ka aksident me humbje jete.kur ka te tilla te kualifkohet si vrasje me dashje.ndryshe nuk gjen zgjidhje kurre.ne te dja rastet te shoqerohet me sekuestrim mjeti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*