Aksidentohen tre të rinj shqiptarë

April 19, 2016 12:53

Aksidentohen tre të rinj shqiptarë

Tre të rinj shqiptarë janë aksidentuar në Castelraimondo, Itali. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, megjithëse asnjë prej tyre nuk është identifikuar.

Shqiptarët janë të moshës nga 20-25 vjeç. Makina e tyre “Renault Clio” doli nga rruga dhe u përplas me një një pemë.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, që kishin ngecur mes pjesëve metalike të makinës.

Ata, u transportuan drejt spitalit në Camerino. Policia ka njoftuar se “më keq paraqitet gjendja e atij që ishte në sediljen e pasme, pas atij që ishte në timonin e mjetit”. Nga hetimet e para, shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtnin të rinjtë shqiptarë.

April 19, 2016 12:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*