FOTO: Ministrin Bushati e aksidenton makina e shoqërimit në “Rrugën e Kombit”

April 8, 2016 21:25

FOTO: Ministrin Bushati e aksidenton makina e shoqërimit në “Rrugën e Kombit”

Makina shtetërore e ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është aksidentuar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.

Automjeti që udhëtonte ministri është përplasur nga makina e eskortës për shkak të lagështirës.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ishte deputetja e PD në Qarkun e Lezhës, Albina Deda, që dha e para lajmin për aksidentin.

Sipas një informacioni që më erdhi, ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë aksident përgjatë rrugës së Kombit (në afërsi të Gëziqit). Policia e komisariatit Mirditë është në vendngjarje“, ka shkruar në Facebook, deputetja Deda.

Ndërsa një orë më pas, ngjarjen e konfirmoi edhe Policia e Shtetit, duke deklaruar se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa ministri Bushati nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

“Më datë 08.04.2016 në orën 18:30 minuta në aksin rrugor Thirrë-Rrëshen-Milot në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të autostradës Kalimash – Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë vetëm me dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Në vendngjarje u kryen veprimet administrative nga Seksioni i Policisë rrugore e Komisariatit të Policisë Mirditë për tu trajtuar nga kompanitë e sigurimit për demin e shkaktuar” – thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë nga shefi i sektorit Kryekomisar Luan Shehaj.

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi koordinatori i PS për Veriun, po kthehej nga ceremonia e zhvilluar në Kosovë për inaugurimin e Presidentit Hashim Thaçi./DITA

Makina e ministrit Bushatit

Makina e ministrit Bushati

Makina e eskortës

Makina e eskortës

April 8, 2016 21:25
Komento

5 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 8, 22:15

    Keta “Demokratet” e SHQUP-it e marrin vesh lajmin me pare se policia e shtetit, ose keta te fundit raportojne nje here ne SHQUP dhe me vone tek te tjeret qe kane pushtetin.

    Reply to this comment
  2. PANAMA BERISHA April 8, 22:33

    tu thafte dora lul hajduti more smerlap rruga qe grabite ti vrases ordiner ishalla ta hame nje çorbe tenden

    Reply to this comment
  3. kRESHNIKU April 9, 02:21

    lAJM KAQ BOMBASTIKE ME SHPENZUAR KOTE KOHE.pO SA MINSTRA TE ENVEREIT LEVIZNIN NE KEM.
    KUR XSHKONIN NE RRETH ASE SHOQERUSE NUK MERRNEI BILE PIRRI DDODD BIBA NUK MORI VETEM SHQOFEREIN NE NJE RRETH VERIORE. QE ISHTE DHE KANDDAT APO ANTAR I BIROSE POLLITIKE.

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 9, 09:41

    Gezohem qe ka shpetuar djali i SULEJMANIT!

    Reply to this comment
  5. info analitike April 9, 10:46

    Pyesni Izetin se me siguri ai ka informacion edhe per kete rast.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*