Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën

June 3, 2018 11:00

Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën

 

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona si dhe ka nisur procedimin penal për një të tretë.

Në pranga ra Astrid Nimani, 47 vjeç, dhe Oltion Vuka, 39 vjeç, të dy banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim 24-vjeçari me inicialet D.M.

47-vjeçari Nimani ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, ai i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

24-vjeçari ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka.

Veprat penale ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” në ngarkim të shtetasit Astrid Nimani.

Veprat penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 301 dhe 236/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Oltion Vuka.

Vepra penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

a.s/dita

June 3, 2018 11:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*